Fushat e Praktikës Juridike
"Sylejmani & Associates" L.L.C si firmë ligjore, është e organizuar në bazë të fushave të specializuara të së drejtës. Kësisoj duke u mbështetur në teorinë e praktikën juridike dhe në përvojën në këto fusha të së drejtës, ne ofrojmë shërbimet tona në këto lëmi:
Individë & Familje
5 shërbime-
E Drejta Civile
Përfaqësim në mosmarrëveshje pronësore, kontraktuale, dëmshpërblime dhe çështje të tjera civile.
-
E Drejta Familjare
Çështje të divorcit, kujdestarisë, alimentacionit dhe ndarjes së pasurisë bashkëshortore.
-
E Drejta e Punës
Mosmarrëveshje pune, largime nga puna, kontrata dhe mbrojtja e të drejtave të punëtorëve.
-
Patundshmëri
Këshillim dhe mbështetje juridike për blerje, shitje, qira dhe regjistrimi i pronave të paluajtshme.
-
Kontestet në Shëndetësi
Përfaqësim në mosmarrëveshje ndaj institucioneve shëndetësore dhe raste të malpraktikës mjekësore.
Biznes & Financa
8 shërbime-
E Drejta Tregtare
Themelim i shoqërive tregtare, ndryshime statusore dhe mbështetje juridike për bizneset.
-
E Drejta Komerciale
Këshillim juridik për transaksione tregtare, marrëveshje komerciale dhe partneritete.
-
E Drejta Financiare
Mbikëqyrje juridike e transaksioneve financiare, rregullatorëve bankarë dhe investimeve.
-
E Drejta Tatimore
Këshillim dhe përfaqësim në çështje tatimore dhe procedura para Administratës Tatimore.
-
Taksa dhe Tatime
Këshillim për optimizimin fiskal, deklaratat tatimore dhe zgjidhjen e kontesteve doganore.
-
E Drejta e Konkurrencës
Mbrojtje nga praktikat anti-konkurruese, analizë e tregjeve dhe pajtueshmëri rregullatore.
-
E Drejta e Pronësisë Intelektuale
Mbrojtje e patentave, markave tregtare, të drejtave të autorit dhe sekreteve tregtare.
-
Këshillime dhe Konsultime Transakcionale
Mbështetje juridike gjatë negociatave, blerje-shitjeve, bashkimeve dhe ristrukturimit të bizneseve.
Penale, Publike & Ndërkombëtare
3 shërbime-
E Drejta Penale
Mbrojtja e të drejtave të të pandehurve apo palëve të dëmtuara në të gjitha fazat e procedurës penale.
-
E Drejta Administrative
Ankimim i vendimeve administrative dhe përfaqësim para organeve shtetërore.
-
E Drejta Ndërkombëtare
Zgjidhje e mosmarrëveshjeve me element ndërkombëtar, arbitrazh dhe marrëveshje transnacionale.
Gjykatë & Dokumente
4 shërbime-
Përfaqësim në Gjykatë
Përfaqësim profesional para gjykatave themelore, apelit dhe Gjykatës Supreme të Kosovës.
-
Parashtrim të Mjeteve Juridike
Hartim i ankesave, rekurseve dhe çdo mjeti tjetër juridik për kontestimin e vendimeve.
-
Përpilimi të Parashtresave
Hartim profesional i dokumenteve juridike, kërkesave, akteve procedurale dhe kontratave.
-
Këshillime/konsulenca në fushën e drejtësisë etj.
Konsultime të personalizuara juridike për të gjitha fushat e ligjit, sipas nevojave specifike të klientit.